Shenjat e infeksioneve urinare, faktorët favorizues, mënyra se si mjekohet sëmundja dhe trajtimi i saj do të shpjegohen sot nga mjekja Benedeta Hoxha. Gjithashtu, ajo do të shpjegojë edhe komplikacionet e sëmundjes, nëse ajo kapet në faza të avancuara ndaj bën apel që të mos neglizhohet me sëmundjen.

Niveli i lartë i glicemisë në gjak krijon kushte për zhvillimin mikrobit, shkaktarë për shpërthimin e infeksionit urinar. Në këtë rast, mjekimi duhet të jetë më i gjatë. Po mund të ndodhë që infeksionet e fshikëzës së urinës të kronicizohen. Ndodh që sëmundja fillimisht të shfaqet pa shenja "të mëdha" dhe mund të neglizhohet dhe të kalohet pa probleme dhe pa u trajtuar. Në këtë mënyrë, këtyre persona që një herë janë prekur nga këto infeksione, duke rënë në kontakt sërish me faktorët shpërthyes të infeksionit, t'u rishfaqen problemet dhe në këtë mënyrë të kalojnë në kronizicim të cistitit. Mjekut duhet t'i drejtoheni kur pacienti urinon shpesh, ka ndjenjën e moszbrazjes së fshikëzës, djegie gjatë ose në fund të urinimit, dhimbje ose rëndim në fund të barkut. Urina mund të ndryshojë ngjyrë dhe të bëhet më e errët, dhe rrallë herë mund të shoqërohet me pika gjaku në fund të urinimit. Mjekim bëhet sipas shkakut dhe duhet bërë nga mjeku sipas një urokulture (mbjellje të urinës). Trajtimi bëhet për 10-14 ditë, dhe në rastet e cistiteve kronike pacienti mund të mbahet dhe me mjekim mbajtës deri në 2-3 muaj. Nëse kapet në kohë dhe trajtohet si duhet, cistiti mund të kurohet shumë mirë. Veçse këta persona që janë prekur njëherë nga kjo patologji, duhet të kenë kujdes të vazhdueshëm, pasi mund të ripreken prej tyre.

Përveç kronicizimit mund të ndikojnë në shfaqjen e problemeve në veshkë, si p.sh., pyelonefriteve akute dhe kronike, që shfaqin problemet e veta që mund të shkojnë deri në insuficiencë renale kronike. Po. Çajrat me kalli të dellit, bishtat e qershisë, ureniks, që është përzierje bimësh medicinave, kokat e trëndafilit të egër, kanë qenë mjaft të mira për trajtimin e cistiteve. Këto nxisin urinimin dhe bëjnë një pastrim mekanik të fshikëzës. - Pacienti urinon shpesh - Djegie gjatë ose në fund të urinimit - Dhimbje ose rëndim në fund të barkut - Urina mund të ndryshojë ngjyrë dhe të bëhet më e errët, dhe rrallë herë mund të shoqërohet me pika gjaku në fund të urinimit

Këshilla

- higjienë personale sa më e mirë - pini sa më shumë lëngje pa gaz - mos pini alkool - mjekoni sëmundjet e tjera favorizuese si: diabeti, apo dhe infeksionet gjinekologjike të gratë - tregoni kujdes gjatë shtatzënisë, duke bërë kontrolle të shpeshta me analizë urine - zbrazni fshikëzën sa herë që ndjen nevojën për të urinuar - bëni analiza të urinës komplet të paktën 1-2 herë në vit