Shkelzen Berisha me bashkeshorten, Sadije

Lindita Çela

Nusja dhe krushka e  kryeministrit Berisha bëhen zyrtarisht nënshtetase të Shqipërisë. Është një  dekret i Presidentit të Republikës, Bamir Topi,  ai që ka shndërruar gruan dhe vjerrën e  Shkëlzen Berishës zyrtarisht në shqiptare. Dekreti i Presidenti mban datën 24 prill.  Sadije Elezi  dhe Sadije Berisha kishin deri më tani nënshtetësisë suedeze, vënd në të cilën ka jetuar dhe ka gjetur dashurinë e jetës së tij, djali i kryeministit.

 

Ardhja në Shqipëri

Që kur z.Berisha erdhi në pushtet, djali i tij, Shkëlzeni u transferua nga Stokholmi në Tiranë së bashku me gruan e tij, Sadijen. Për një kohë të gjatë kjo dashuri nuk kishte gjetur bekimin e familjes kryeministrore, sidomos të babait të Shkëlzenit, por më vonë gjërat janë zbutur. Për këtë duket se ndikoi edhe ardhja në jetë e Medinës, vajzës së parë të djalit të kryeministrit dhe Sadijes.

 

Dashuria

Shkëlzeni është 33 vjeç dhe baba i dy fëmijëve. Megjithëse i përfolur shpesh për implikim në afera korruptive, djali i kryeministrit ia ka dalë mrekullisht të mbaj larg vëmëndies së opinionit publik familjen e krijuar në Stokholm të Suedisë për ku u largua me insistimin e të atit pas vrasjes së deputetit demokrat Azem Hajdari. Mikpritësi ishte Hasan Berisha me të cilin kryeministri i sotëm asokohe shef i opozitës, kishte lidhje farefisnore. Ishte vetëm 22 vjeç  kur nisi të jetonte në shtëpinë e Sadijes, një prej katër vajzave të Hasan Berishës.  Aso kohe Sadija sapo ishte kthyer në Suedi duke  hedhur pas krahëve një martesë të dështuar nga e cila pati dy fëmijë fëmijë binjakë, Muratin dhe Muradien. Jeta nën një çati duket se lindi edhe shkëndijën e dashurisë mes çiftit. Edhe pse në moshë më të madhe se shkëlzeni dhe e sapodivorcuar me dy fëmijë, duket se Sadija nuk mund t’i thoshte jo djalit të ri nga Shqipëria. Për një kohë të gjatë, dy të dashuruarit nuk e  çanë kokën për fjalët  e opinionit publik. Dashurinë e tyre nuk e zbehu as qendrimi i  hekurt I baba Saliut, për të cilin thuhet se nuk i ka folur për një kohë të gjatë të birit.

 

Martesa

Shkëlzeni vendos  të martohet me  Sadijen dhe erdhi ishte fëmija e parë, Medina. Familja e re Berisha vazhdoi të jetonte në Stokolm. Sadija punonte në bizneset e të atit, ndërsa  Shkëlzeni vazhdonte studimet. Disa vjet pas lindjes së Medinës çifti Berisha u bë me djalë të cilin e quajtën Lajdon. Pikërisht në këtë kohë, kur në jetë i erdhi nipi, duket se është “zbutur” dhe zemërimi I kryeministrit. Rol të padiskutueshëm në këtë paqtim ka patur Liri Berisha e cila aso kohe udhëtonte shpesh drejt Suedisë. Pas zbutjes së të atit Shkëlzeni nisi një jetë mes Tiranës dhe Stokholmit. Me të ardhur në pushtet Sali Berisha, djali i tij vendosi përfundimisht për të jetuar në Tiranë. Jetojnë në periferi të Tiranës, të veçuar thuajse krejtësisht nga opinion publik. Në fshehtësi, ashtu siç edhe nisi historia e dashurisë së tyre, kjo është jeta e Shkëlzen dhe Sadije Berishës, që me dekret të presidentit, këtë 24 prill bëhet shqiptare.