Burimi i lajmeve shqiptare ne internet
Posts tagged Artikull Shtypi
Vrasje e dyfishtë në Tropojë, një grua autorja e dyshuar
May 3rd
Foto ilustruese
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Bajram Currit gjatë orëve të para të mëngjesit.
Dy persona janë gjetur të vrarë në lagjen “Partizani” të qytetit, ndërsa policia ka vënë në pranga një grua si autoren e dyshuar të vrasjes së dyfishtë.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e familjes Dollapi, ku dy viktimat, Eduart Dollapaj, 34 vjeç, dhe Kaçanik Gjuriqi, 27 vjeç, janë gjetur të vrarë.
Autorja e dyshuar, e cila e ka pranuar para policisë autorësinë e krimit, është bashkëshortja e njërit prej viktimave, Manjola Dollapi, 31 vjeç.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. / G.N.
Bashkëshortja e ish-kryeministrit britani, Toni Bler, viziton vendin tonë
May 3rd
Chery Bler
Bashkëshortja e ish-kryeministrit britanik Toni Bler, do të vizitojë sot vendin tonë.
Zonja Chery Bler, ka mbërritur sot paradite në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.
Vizita e zonjës Bler, e cila është këshilltare juridike e Mbretëreshës së Anglisë bëhet pas një ftese private të Universitetit Luarasi dhe Unionit të Gjyqtareve.
Bashkëshortja ish-kryeministrit britanik do të marrë pjesë në konferencën me temë “Reforma në Gjyqesor si kusht për integrimin e Shqipërisë në BE”. /E.L/
SHBA, tërhiqet dhe Gingrich, Romney mbetet në garë përballë Paul
May 2nd
Newt Gingrich
Newt Gingrich do të tërhiqet nga gara për t’u bërë kandidat në zgjedhje presidenciale. Gingrich pas tërheqjes pritet të shpallë mbështetje për kandidatin Republikan, Mitt Romney, i cili mbet tashmë në garë përballë Ron Paul pas tërheqjes së më pashme të Rick Santorum.
“Zgjedh Romney përballë Barak Obamës, i cili është presidenti më i majtë që ka pasur në historinë e saj SHBA”, tha Gingrich. “Rimëkëmbja e ekonomisë do të nis natën vonë pas zgjedhjeve, pasi Obama të jetë larguar”.
Në fjalën e tij ai tha se SHBA do të vazhdojë të mbesë superfuqia e botës pasi ata janë liberalë. Gingrich u shpreh se edhe për Bashkimin Sovjetik u tha se do t’i “digjte” SHBA-të, për Japoninë u tha se do t’ia kalonte amerikanëve si ekonomia më e fuqishme edhe për Kinë kështu po thuhet, por kjo nuk do të ndodh tha ai.
Tërheqja vjen pas rezultateve të dobëta në garën për t’u zgjedhur kandidat dhe përdorimit që Obama po i bën kritikave të tij publike ndaj Romney. Gingrich mbyll fushatën e tij me rreth 4 milion dollarë borxh. /BBC/
Përgatiti: F.S
Prokuroria bën publike akuzën për “21 janarin”
May 2nd
Protesta e 21 janarit 2011
Prokuroria e Përgjithshme ka bërë publike akuzën për ngjarjen e “21 janarit”. Komandati i Gardës së Republikës, Andrea Prendi akuzohet për vrasjen e Faik Myrtajt dhe plagosjen e disa të tjerëve kurse gardisti, Agim Llupo, akuzohet për vrasjen e Hekuran Dedës dhe Ziver Veizajt, si dhe plagosjen e tre shtetasve të tjerë.
Ndërsa, Margati Kume akuzohet për pengim të zbulimit të së vërtetës. Kjo akuzë do të rëndojë edhe mbi Armando Kasajn.
REPUBLIKA E SHQIPERISE
PROKURORIA E RRETHIT GJYQESOR
T I R A N Ë
K E R K E S E
PER GJYKIMIN E PROCEDIMIT PENAL Nr.285/21 – VITI 2011
GJYKATES SE RRETHIT GJYQESOR
PARA
T I R A N Ë
Më datë 21.01.2011, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka regjistruar procedimin penal Nr.285, për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”,kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 79, gërmat “dh” e “ë” dhe 25, të Kodit Penal, veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151/2 i Kodit Penal, veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal, veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, parashikuar nga neni 262/3 i Kodit Penal.
Pas hetimeve te kryera me vendimin e dates 20.04.2012 eshte vendosur pushimi i hetimeve ne ngarkim te personave nen hetim, Dashamir Shehu, Aleksander Deda, Fatos Bushati, Altin Kollcinaku, Agron Malaj, Alfred Ahmetcenaj, Gazmen Ahmetaj, Sadik Cela, Mark Nikolli dhe po ne te njejten date eshte vendosur dhe ndarja e procedimit penal te mesiperm ne dy procedime, ku procedimi penal Nr.285 qe ka te bej me vrasjen e shtetasit Aleks Nika dhe plagosjen e shtetaseve,Artes Dybeli, Ilia Qesku dhe Ilia Papa per shkak te pamjaftushmerise se provave dhe zbehtesise se tyre ne drejtim te individualizimit te autorit, do te vazhdoje te hetohet,ndersa per procedimi penal Nr.285/21 qe lidhet me vrasjen e shtetasve Ziver VEIZI,Hekuran DEDA e Faruk MYRTAJ,hetimet tashme jane perfunduar,eshte vendosur dergimi i ceshtjes ne gjyq dhe sot po ju paraqesim per kompetence gjykimi te pandehurit
NDREA PRENDI, i biri Pjetrit dhe Diles, datl.01.08.1959, lindur në Mirditë, banues në Tiranë, Njësia Bashkiake Nr.5, Rr.“Lidhja e Prizrenit”, Rr.“Adem Jashari”, Pall.4, Shk.1, Ap.7, me shtetësi shqiptare, me arsim të lartë, i martuar, i padënuar më parë, hetuar me mase sigurimi“Arresti në shtëpi”,parashikuar nga neni 237 i K.P.Penale dhe i mbrojtur nga avokat i zgjedhur z.Genci Gjokutaj.
AKUZUAR : Se ka kryer veprën penale të “Vrasjes me dashje, të kryer në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave,” parashikuar nga neni 79 gërma “ë” i K.Penal, me pasojë vdekjen e shtetasit Faik Myrtaj, si dhe plagosjen e disa shtetasve të tjerë.
2. AGIM LLUPO, i biri i Zarik dhe Liri, i dtl.30.09.1967, lindur në Fier i Ri të Rrethit Lushnjë, banues në Rr.“Mihal Grameno”, Pall.14, Hyrja Nr.3, Tiranë, me shtetësi shqiptare, me arsim të lartë, i martuar, i padënuar më parë, hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”parashikuar nga neni 238 I K.P.Penale dhe i , mbrojtur nga Av.Besnik Cerekja.
AKUZUAR : Se ka kryer veprën penale të “Vrasjes me dashje të kryer në rrethana të tjera cilësuese, e kryer kundër dy, ose më shumë personave”, parashikuar nga neni 79 gërma “dh” i K.Penal, me pasojë vdekjen e shtetasve Hekuran Deda e Ziver Veizaj, si dhe plagosjen e shtetasve Fatos Mahmutaj, Erald Bisha, Sokrat Gode.
3.MARGARIT KUME, i biri i Janit dhe i Sotirës, i dtl.05.09.1954, lindur dhe banues në Tiranë, rruga “Qemal Stafa”, Nr.207/1, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me arsim të mesëm, i martuar, i padënuar më parë, hetuar me masë sigurimi “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore”, mbrojtur nga Av.Qazim Gjonaj.
AKUZUAR : Se ka kryer veprën penale të “Veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar si me poshte vijon:
Në datën 21 Janar 2011, nga ana e subjektit politik Partia Socialiste e Shqipërisë ishte njoftuar zhvillimi i një tubimi masiv në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, tubim për të cilin ky subjekt ka njoftuar më shkrim edhe Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë si organ i ngarkuar në bazë të ligjit për miratimin e mbarëvajtjen e tij.
Kjo e fundit pas njohjes me kerkesen, ka lejuar zhvillimin e ketij manifestimi duke kerkuar dhe zbatimin sipas ligjit te detyrimeve te organizatoreve dhe njekohesisht ka marrë masa për sigurimin e rendit dhe për ruajtjen e godinave me forca policore të rendit dhe atyre speciale
Nisur nga fakti se manifestimi do te zhvillohej ne Bulevardin “ Deshmoret e Kombit” ne te cilin ndodhet dhe godina e Kyeministrise ku mendohej se do te kishte grumbullime masive te manifestuesve,grumbullime keto te cilat mund te shoqeroheshin dhe me veprime te dhunshme,nga ana e Komandantit të Gardës së Republikës, të pandehurit Ndrea Prendi me urdhrin Nr.28s/1 date 19.01.2011,jane urdheruar të gjitha njësitë e Gardës së Republikës, që të bënin forcimin e masave të gadishmërisë për sigurinë, ruajtjen dhe mbrojtjen e PLSH-ve, PSH-ve, ORV-ve dhe infrastrukturës së Gardës së Republikës duke u percaktuar konkretisht se
- 1. Garda e Republikës, nga ora 11.00 data 21.01.2011, deri në përfundim të demonstratës së organizuar nga opozita në Tiranë dhe përpara institucioneve të larta shtetërore, të kalojë në shkallën e shërbimit të përforcuar.
- Drejtuesit e strukturave të planizojnë, organizojnë e drejtojnë masat e sigurisë për ruajtjen e mbrojtjen e ORV-ve,PLSH-ve, PSH-vedhe infrastrukturës së Gardës së Republikës…
Nga te gjitha strukturat vartese ne zbatim të detyrave qe u ishin lene në urdhrin e mësipërm, jane perpiluar planet e masave me detyra konkrete,keshtu :
1.Shtetasi Dashamir Shehu si Komandanti i Njesise Nr.2,qe mbulon sherbimet per ruajtjen e Selise se Kryeministrise, Selise se Kuvendit, rezidencave qeveritare, baneses se Kryeministrit dhe Kryetares se Kuvendit ka perpiluar planin e masave per efektivin e tij I cili ne vleresim te situates se pritshme I ishin planifikuar dhe forca te tjera shtese e konkretisht, tre grupe nga tre njesite e tjera,ku
Njesia e Pare kishte 25 efektiv me pergjegjes sherbimi kapitenin Altin Kollcinaku,
Njesia e Trete- 25 efektiv me pergjegjes sherbimi kapiten Fatos Bushatin
Njesia e Katert 10 efektiv me pergjegjes sherbimi major Aleksander Deda.
Ketyre efektivave u jane bashkngjitur dhe forca te tjera te Drejtorise se sigurimit te PLSH qe do te ishin te planizuar ne sherbim te O.R.V (Objekte te rendesise se vecante).
Sipas urdherit ne fjale te gjithe efektivet e ketyre njesive ,do te ishin te pajisur me arme zjarri automatic model 56,fisheke manover dhe fisheke luftarak helmete,jelek sherbimi e kundragaz dhe pas detajimit te planit te masave ku kane qene percaktuar detyrat konkrete jo vetem te njesise ne teresi por dhe te grupeve e nengrupeve ne vecanti, nga ana e komandanteve te njesise jane kryer instrukatazhet perkatese per rinjohjen e trupave me ligjin per perdorimin e armeve te zjarrit,situatat e pritshme dhe menyrat e reagimit te trupave sipas ketyre situatave etj.
Pas perfundimit te instruktazheve nga ana e gjithe trupave ne piken e grumbullimit eshte bere pajisja e tyre me armatimet perkatese dhe rreth oreve 11.00-13.00 ata jane afruar prane objektit ne fjale dhe me pas kane marre ne kontroll dhe zonat e caktuara e konkretisht
- Njesia Nr.1 me komandant personin nen hetim Altin Kollcinaku eshte pozicionuar ne vend vendosje -zona tek vend parkingu I Kryeministrise” nga ana e Piramides,-
- Njesia Nr.2 me komandat personin Dashamir Shehi I cili do te ishte njekohesisht dhe komandant I gjithe njesive te mesiperme ishte me vendvendosje-ana perendimore e godines pjesa ballore e saj
- Njesia Nr.3 me komandant personin nen hetim Fatos Bushati,vendvendosje - tek parkingu I Ministrise se Financave perballe viles “ LOGORECI”-
- Njesise Nr.4 me komandant personin nen hetim Aleksander Deda ,vendvendosje- pjesa e pasme e godineas se Kryeministrise nga dera e Ministrise se Financave deri ne kufizimin e me QKR
2.Shtetasi Alfred Ahmetcenaj si Komandanti i Njësisë Speciale, ka hartuar Planin e Masave me Nr.28s/9, date 21.01.2011, plan i cili i është miratuar nga Shtabi i Gardës. ku mes te tjerash ishte percaktuar
- Nje seksion i Njësisë Speciale, i përbërë nga Kap.Sokol Sula dhe 7 n/oficerët Përparim Bashukaj etj, të paisur me mjetet speciale (skafandër, shkop gome, mburojë) me vendvendosje në Sektorin Verior, në afërsi të “Portës Nr.1”, Hyrja e Ministrave, me detyre për të bashkëvepruar me seksionin e II-të, të Njësisë së Dytë i përbërë nga Kap.Rexhep Qira dhe 7(shtatë) n/oficerët, Granil Ukperaj, etj, me qellim “…për të mos lejuar depërtimin e protestuesve në atë sektor…”.
- Nje grup me komandant Agron Malaj, dhe komandant grupi, toger Spartak Zilja, n/oficer Meleq Zaimi, etj, do të ishte në gadishmëri për hapjen e zjarrit me armë luftarake, në rast të çarjes së kordonëve të seksionit të II-të, të Njësisë së Dytë dhe grupit të Njësisë Speciale, nga krahu i djathtë nga “Hyrja e Ministrave” per pengimin e depërtimit të protestuesve në territorin e Kryeministrise
- Një grup i përbërë prej kapiten Rustem Martinaj, nënoficer Ismet Merepeza, Genti Salko dhe Fatmir Ndrepepaj si shofer do te ishte në mbështetje të eskortës së presidentit të republikës dhe grupi tjeter i i përbërë nga Veton Karagjozi, nënoficer Isidor Heta, Zamir Halilaj, Sajmir Fitezi si shofer do ishte në mbështetje të eskortës së kryeministrit.
- Grupi i përbërë nga Kapiten Martin Nika, toger Ervin Selenica, nënoficer Gëzim Pepkolaj she Kastriot Qerimaj do të vëndoseshin të obori i brendshëm i Kryeministrisë me detyrë që në bashkëveprim me Njësië Nr 2 të mos lejojnë depertimin e protestuesve ne territorin e pjesën jugore të Kryeministrisë.
- Grupi i përbërë nga kapiten Sokol Sula dhe nënoficerët e parashikuar në planin e masave do jenë të vendosur tek sheshpushimi i parkimit nëe ministrinë e financave me mjete speciale(skafandër. Shkop gome, mburojë)
- Ne perberje te forcave te Njesise Speciale ishin dhe grupe te tjera si dhe snajperat e vendosura ne lartesite e Kryeministrise dhe selise se Kryesisë së Kuvendit.,
Sipas programit të tubimit, rreth orës 14:00’, protestuesit kanë ardhur në këmbë nga “Sheshi Skënderbej” dhe kanë ndaluar para godinës të Kryeministrisë dhe persona nga turma kanë qëlluar me sende të forta forcat e policisë të vendosura në mbrojtje të institucionit në pjesën e jashtme të tij.
Rreth orës 14.20-14.30, komandanti i Njësisë Speciale shtetasi Alfred Ahmetcenaj, ka urdhëruar efektivat e njësisë së tij të planizuar në atë sektor, që të kalonin në pozicionet e përcaktuara sipas planit të masave. Pas këtij momenti, sulmi i demonstruesve është shtuar dhe janë hedhur drejt efektivave të gardës sende të forta si gurë, pllaka trotuari, pllaka mermeri, bomba “Molotov”, si dhe u është vënë zjarri pemëve që ndodheshin në pjesën përpara Kryeministrise, nga ana perëndimore.
Gjatë kësaj kohe nga ana e sherbimeve ne ruajtje te objektit eshte hedhur gaz I cili per shkak te disa rrethanave pervec se largoi paksa turmen e protestuesve, ka ndikuar negativisht dhe ne kondicionin fizik te trupave policore te ndodhura aty,te cilat jane shperndare duke u larguar nga pozicionet e percaktuara sipas planit te hartuar,nderkohe qe një pjesë e protestuesve kishin hipur në kangjellat e murit rrethues të Kryeministrisë, por pa tentuar që të futeshin brenda objektit.
Me ndërhyrjen e disa personave civilë pjesëmarrës në demonstratë, si Zydi Dajti, etj., nga thirrjet me megafon të komandantit të Njësisë së Dytë Dashamir Shehu, thirrjet me zë të lartë nga efektivat e gardës në terren, të cilët u kërkonin largimin nga objekti demonstruesve dhe pas kalimit të automjeteve shihedhëse, një pjesë e demonstruesve janë larguar nga sheshi para Kryeministrisë per te kaluar nga ana e “Piramidës”dhe te hypur dhe ne lartesi kanë filluar të godasin me pllaka guri, pllaka trotuari, gurë e bomba “Molotov”, jo vetem efektivat e gardës që ndodheshin në sektorin verior, por edhe objektin e Kryeministrise ku tek “Porta Nr.1” , nuk kishte efektiva policie,por gjithsesi ajo ishte e mbyllur dhe e pademtuar.
Nga sulmet masive me mjete të forta si gurë, pllaka trotuari, pllaka mermeri, bomba “Molotov” etj., pjesa më e madhe e efektivave të gardës me shërbim në sektorin verior e perëndimor të objektit, kanë pësuar dëmtime fizike, kryesisht në ekstremitete.
Goditjet me mjete të forta ndaj efektivave të gardës, kanë vijuar si nga “Porta Nr.1”, ashtu edhe nga “Piramida”, ku intensiteti i goditjeve ka ardhur duke u shtuar. Një pjesë e demonstruesve, duke përfituar nga fakti që forcat policore ishin larguar nga vendi i tyre i shërbimit, kanë vepruar me forcë për të hapur “Portën Nr.1” dhe pasi porta u hap duke u shqyer dryni i zinxhirit lidhës, një grup prej tyre kane tentuar të futen brenda ne object.
Në këtë moment komandanti i Njësisë së Dytë Dashamir Shehu, për disa minuta rrjesht u ka bërë thirrje me megafon demonstruesve, duke u thënë: “…qytetarë, ju po shkelni rregullat, ju po shkelni ligjet, keni hyrë në zonat e sigurisë, ndaj jush do të veprohet sipas ligjit!…” por pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të efektivave të gardës në terren, turma e protestuesve nuk është larguar, por përkundrazi kanë vijuar të qëllonin me mjete e sende të forta ndaj tyre.
Ne kunderpergjigje te ketyre veprimeve te dhunshme fillimisht është filluar hapja e zjarrit në ajër me fishekë manovre, nga një pjesë e efektivave të njësisë së dytë me komandant Kap.Çelnik Hasa, kurse pjesa tjetër e efektivave të seksionit, qëllonin me fishekë luftarakë në ajër.
Në këtë moment, grupi i “Njësisë Speciale”, me drejtues Sokol Sula dhe seksioni i dytë i Njësisë së Dytë me drejtues Rexhep Qira, të paisur me mjetet teknike të posacme, në zbatim të planit të masave, janë afruar nga mesi i rrugës për tek “Porta Nr.1”, kanë ndërhyrë forcërisht me shkopinj gome e mburoja, duke arritur që të nxjerrin jashtë portës grupin e personave, që kishin mundur të futeshin pak metra brenda rrethimit të objektit Kryeministrise,por pa arritur te mbyllnin “Porten Nr.1”
Per shkak të goditjeve që kishin pësuar nga sulmi i protestuesve me mjete të forta e shishet me lëndë djegëse, efektivat e seksionit të dytë të Njësisë së Dytë dhe ato të Njësisë Speciale, në këtë kohë nuk kanë qenë të pozicionuara në vendet e tyre të shërbimit sipas planit të masave, duke u krijuar në këtë mënyrë një hapësirë boshe(koridor) midis protestuesve që ndodheshin jashtë rrethimit të objektit nga njera ane dhe efektivave të Njësisë Speciale, pjesë e “Grupit të Zjarrit”, konkretisht shtetasit Agron Malaj, Gazmen Ahmetaj, Mark Nikolli, Sadik Çela dhe të pandehurit Agim Llupo nga ana tjeter.
Prane kesaj zone e cila sic edhe ka rezultuar ka qene zona me nxehte e konfliktit ka qene dhe vet I pandehuri Ndrea Prendi,me cilesine e Komandantit te Gardes se Republikes, i armatosur me armën e tij personale,-pistoletën “Beretta” me numër P52796 Z-, me uniformë dhe skafandër në kokë, I shoqeruar nga shtetasi Ilir Duraku, i planizuar si “bodyguard” i tij ditën e ngjarjes, I pandehuri Margarit si dhe shtetasi Renis Tahiri,te gjithe keto te pozicionuar natyrisht je ne menrye fikse në pjesën sektorit ku ishin edhe efektivat e “Grupit të Zjarrit”.
Rreth orës 16.00-16.10, rezulton se nga ana e të pandehurit Ndrea Prendi dhe të pandehurit Agim Llupo, është qëlluar në mënyrë të njëkohshme në drejtim të protestuesve, veprim ky I cili eshte pasuar dhe nga qitje te tjera te realizuara nga efektivat e “Grupit te Zjarrit” si Gazmen Ahmetaj, Mark Nikolli, Sadik Cela, si dhe shtetasit Ilir Duraku e Renis Tahiri.
Si pasoje e ketyre qitjeve kane humbur jetën shtetasit Ziver Veizaj, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj si dhe , kishin pësuar dëmtime të ndryshme të shkaktuara me armë zjarri 7 shtetas të quajtur, Fatos Mahmutaj, Erald Bisha, Sokrat Gode, Artes Dybeli, Ilia Qesko, Ilia Papa,si dhe Aleks (Aleksandër) Nika i cili pas mjekimit paraprak ne Spitalin Ushtarak eshte derguar per kurim te metejshem ne Turqi ku dhe ka vdekur pas disa ditesh.
- I. Gjatë kqyrjes së vendit te ngjarjes ate dite si dhe ditet ne vazhdim si dhe kqyrjes se kufomave eshte evidentuar se
1) Brenda oborrit të ndërtesës së Këshillit të Ministrave dhe pikërisht nga pjesa veriore e tij, janë gjetur një numër i madh gëzhojash prej të cilave 131 gëzhoja të kal. 9 mm, si dhe një numër i madh gëzhojash kalibër 7.62 mm, të shpërndara në mënyrë të çrregullt. 439(katërqind e tridhjetë e nëntë) gëzhoja të kalibrit 7.62 mm; 8(tetë) fishekë kal.7.62mm;
2) Në kangjellat rrethuese, në objektin e Kryeministrisë nga ana veriore dhe në anën veriperëndimore, pas kqyrjes pjesore të vendit të ngjarjes, të kryer në date 29.01.2011, u evidentuan 13(trembëdhjetë) dëmtime të lëna ne elementet metalike te kangjellave në një distancë të ulët nga toka, te shkaktuara keto nga kalimi i predhave te armeve te zjarrit.
3) Në ndërtesën e vendrojes, portën metalike të hyrjes së automjeteve, e quajtur “Porta Nr.1”, si dhe në portën e vogël për hyrje të personave në krah të “Portës Nr.1”, u evidentuan, gjithsej 13(trembëdhjetë) dëmtime të tjera ne lartesi te ulet nga toka, që ishin shkaktuar nga kalimi i predhave të armëve luftarake.
4) Në anën veriperëndimore dhe pikërisht në derën metalike të hyrjes së automjeteve “Porta Nr.1” në objektin e Kryeministrisë, brenda profilit metalik të derës, u gjetën dhe u sekuestruan dy copa metalike me përmasa të çrregullta
5) Shenja predhe u evidentuan tek një tabelë e qarkullimit rrugor, e ndodhur në trotuarin e bulevardit në drejtimin e ndërtesës së U.N.H.C.R.-së.
6) Në një nga pemët dekorative që ndodhet në afërsi të hyrjes së Gjykatës Kushtetuese, në vijë të drejtë me Portën Nr.1 të ndërtesës së K/Ministrave, është gjetur një predhë, vetëm me një përmasë të shprehur dhe konkretisht 9 mm,
7) Në një pemë tjetër disa metra më tej, në të njëjtin drejtim, është fiksuar edhe një shformim i lëvores së pemës, e shkaktuar nga kalimi i një predhe arme zjarri.
8) Në ndërtesën e U.N.H.C.R-së, të ndodhur mbas bulevardit, në anën përballë portës nr.1, të oborrit të Kryeministrisë, tek kati i dytë, zyra nr.7, u gjet një predhë arme zjarri, e dëmtuar, kalibër 9 mm, me gjatësi 12.5 mm. Tek kati i tretë, zyra nr.12, u gjet një predhë arme zjarri, e dëmtuar, kalibër 9 mm, me gjatësi 12 mm. Tek kati i tretë, zyra nr.12, u gjet një predhë arme zjarri, e dëmtuar, kalibër 9 mm, me gjatësi 13 mm
- II. Nga kqyrjet e kufomave si dhe akteve e ekspertimeve mjekoligjore perkatese eshte konkluduar
1.Nga kqyrja e kufomes se shtetasit Ziver Veizi (Veizaj) ka rezultuar se
…117 cm nga thëmbra e këmbës, eshte sekuestruar me cilësinë e provës materiale një predhë metalike me ngjyrë bronxi, e deformuar në pjesën fundore në formë elipsi, me diametër të madh 11 mm, diametër të vogël 8 mm dhe me gjatësi 15 mm. Ekzaminimi kriminalistik i kësaj predhe konfirmoi se, ajo është e kalibrit 9 mm, me gjatësi 15.8 mm dhe peshë 7.949 gram.
Akti i ekspertimit mjekoligjor Nr.26 dt. 14.02.2011 ka konkluduar se ne trupin e viktimes Ziver VEIZI ka
a) Një plagë depërtuese në gjoks, me vrimë hyrje në anën e majtë e të sipërme të gjoksit,.. thyerje të vertebres 12 torakale ..dhe me grumbullim të një sasie të madhe gjaku,…
b) Plaga depërtuese në gjoksin .., është shkaktuar nga një qitje me armë zjarri me drejtim nga para-mbrapa, nga sipër-poshtë dhe lehtësisht nga e majta në të djathtë.
c) Vdekja ka ardhur nga shoku i rëndë traumatiko-hemorragjik.
2.Nga kqyrja e kufomes se shtetasit Faik MYRTAJ ka rezultuar se:
..ne indet e buta të qafës, ngjitur me kolonën vertebrale, në hapësirën ndërvertebrale, midis vertebrës “7” cervikale dhe vertebrës së parë torakale është gjetur një predhë arme zjarri, metalike, me ngjyrë bronxi, me formë të çregullt, me përmasa 14 mm dhe diametër 9 mm.
Akti ekspertimit mjeko-ligjor me Nr.26 date 14.02.2011, eshte konkluduar se ne trupin e viktimes Faik MYRTAJ:
- a. ..ka një plagë qorre(jotejshkuese)arme zjarri në gjoks. Vrima e hyrjes është e lokalizuar në pjesën e pasme anësore të djathtë të gjoksit, në nivelin e sqetullës, me kanal predhe që tejshkon murin e gjoksit…vrima kalon nga e djathta në të majtë …deri në indet e buta përreth kolonës vertebrale,
- b. Këto dëmtime janë shkaktuar nga predhë arme zjarri, nga një qitje e vetme.
- c. Drejtimi i qitjes ka qenë nga e djathta në të majtë të trupit, lehtësisht nga poshtë-lart.
- Vdekja e shtetasit Faik Myrtaj, ka ardhur si pasojë e shokut të rëndë traumatiko-hemorragjik.
3.Ne kufomen e shtetasit Hekuran Dedja sipas aktit te ekspertimit mjeko-ligjor me Nr.30 dt. 14.02.2011, eshte konkluduar se:
a) Në trupin e tij jane evidentuar një plagë tejshkuese e kokës, me vrimëhyrje nga ana e majtë .. ne te djathtë , e shoqëruar me dëmtime kockore në të dy anët e kapakut të kafkës.
b) Kjo plage është shkaktuar nga një qitje me armë zjarri..Drejtimi i te ciles ka qene nga e majta në të djathtë dhe lehtësisht nga poshtë-sipër.
c) Vdekja e shtetasit Hekuran Deda, ka ardhur nga kontuzioni i rëndë i trurit”.
III.Nga ekspertimet tekniko-kimike
1.Nga ekzaminimi i teshave të viktimave Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, te plagosureve Sotir Gode, Erald Bisha, Ilia Qesko dhe Ilia Papa,sipas akteve të ekspertimeve kimike Nr.610, datë 24.01.2011 dhe Nr.696, datë 26.01.2011 eshte konfirmuar mungesa e nitriteve dhe nitrateve, të cilat janë të pranishëm dhe tek mbeturinat e faktorëve plotësue të qitjes,.
IV.Nga aktet e ekspertimeve teknike balistike te armeve ,predhave dhe gezhojave te gjetura ne vendngjarje eshte saktesuar se
1. Akti Nr.975, datë 07.02.2011, mes te tjerave ka konkluduar se
.. predha e gjetur në trupin e viktimës Ziver Veizaj, ishte qitur nga me numër në shul “244” dhe numër të gërvishur në pjesën plastike “244”,arme kjo e cila sic eshte vertetuar dhe nga hetimet eshte perdorur nga i pandehuri Agim Llupo, me detyrë shef i shtabit (zv/komandant) i Njësisë Speciale të Gardës së Republikës.
2. Akti Nr.1022, datë 08.02.2011, me objekt ekspertimin e armeve me kaliber 9 mm, rka konkluduar mes te tjerave se
- a. Arma“MP 5” kal.9mm(A3), me numër shuli “244”, ka qitur gjithsej 13(trembëdhjetë) gëzhoja të kalibrit 9mm(9X19), nga 131 gëzhoja të gjetura e sekuestruara, në ngjarjen e sulmit kundër godinës së Kryeministrisë
- b. 11(njëmbëdhjetë)gëzhojat e tjera të kalibrit 9mm(9X19) dhe 3(tre) gëzhojat e tjera kal.9mm(9X18), nga 131 gjithsej, nuk janë qitur nga 51 automatikët e kal.9mm(9X19).
3. Akt-ekspertimi Nr.3995 dt.16.05.2011 me objekt ekspertimin e pistoletave te kalibrit 9 mm qe kane qene ne posedim nga efektivat e Gardes diten e ngjarjes mes te tjerave ka rezultuar se:
- a. Në armët objekt ekspertimi, pistoleta me numra P 52796 Z, P 52778 Z.., u evidentua prani e faktorëve plotësues të qitjes…
- b. Njëra nga dy predhat e fiksuara në lidhje me ngjarjen e datës 21.01.2011, nëBulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ajo e fiksuar gjatë kqyrjes së bërë në datën 29.01.2011, në një pemë dekorative, është qitur nga pistoleta me Nr.P 52778 Z…
- c. Njëmbëdhjetë gëzhojat e kalibrit 9mm X 19mm, të sekuestruara në ngjarjen e datës 21.01.2011, nëBulevardin “Dëshmorët e Kombit”, të ekspertuara me aktin e ekspertimit Nr.1022 datë 08.02.2011, janë qitur nga arma pistoletë me Nr. P 52796 Z.
4. Akti I ekspertimit tekniko-balistik(Raport Ekzaminimi), me Nr.163G-SP-215 cështjeje, dt.05.01.2012 dhe Nr.Laborator, 110726012PFKG; 110915009PFKG, të Laboratorit të FBI, në Quantico Virginia 22135, SH.B.A ka reultuar se:
- a. Predha e gjetur në trupin e kufomës së të ndjerit Faik si dhe plumbat e gjetur tek U.N.H.C.R, peshojnë afërsisht 7.45gr.dhe u identifikuan të qitura nga tyta e ndodhur …. me numër serie P52778Z, që i përket te pandehurit Ndrea Prendi.
- b. Plumbi i gjetur tek kufoma e shtetasit Ziver Veizi, ka një dëmtim relativisht të vogël, që nuk përputhet me goditjen në një sipërfaqe të fortë, sic mund të jetë trotuari.”
Nisur nga teresia e provave te mesiperme,analiza e tyre,percaktimi I armes qe ka realizuar qitjen me pasoje vdekjen e shtetasve si dhe individualizimi I personit qe e ka poseduar ate diten e ngjarjes eshte konkluduar per pergjegjesine penale te shtetasve Ndrea Prendi me detyren e Komandantit te Gardes dhe Agim Llupo me detyre shef shtabi I nJesise Speciale, duke I marre me cilesine e te pandehurit per vepren penale te “Vrasjes ne rrethana te tjera te cilesuara”veper kjo e parashikuar nga neni 79 I K.Penal.
I akuzuar per kryerjen e vepres penale te mesiperme me cilesine e personit nen hetim ,Ndrea Prendi ka shpjeguar fillimisht se
.. nuk ka qëlluar fare me armë zjarri, si dhe nuk është dhënë urdhër prej tij, as Komandantëve të Njësive mbështetëse, apo Njësisë Speciale, për të qëlluar me armë, në drejtim të protestuesve...”,
Keto shpjegime te tij kundershtohen nga aktet e ekspertimeve tekniko-balistike te siperpermendura,nga akti i ekspertimit teknik –topografik ku jane te evidentuara ne permasa egzakte drejtimet dhe lartesite nga kotat zero te qitjeve te realizuara nga te pandehurit dhe “Grupi i Zjarrit”, si qitje te drejtperdrejta mbi protestuesit.
Pikerisht pakundershtushmeria e ketyre perfundimeve shkencore kane imponuar te pandehurin ne formulimin e nje deklarimi te ri,qe gjithsesi jo real per sa kohe qe argumenti i tij i prezantuar me date 23.01.2012 eshte se
..ka qitur me armen e tij ,por jo ne drejtim te turmes por ne ajer..
Nga teresia e provave te administruara ne drejtim te veprimeve te te pandehurit Ndrea Prendi me cilesine e Komandantit te Gardes provohet se
..duke qenë i pozicionuar pothuaj në mes të rrugës së “Sektorit Verior” të O.R.V “Kryeministrise”, ka qitur me pistoletën e tij “Beretta”me numër P52796 Z, 11(njëmbëdhjetë) fishekë luftarakë, të kal.9mm (9X19mm), në drejtimin perëndimor, ne nje zone ku qëndronte viktima Faik Myrto, personi i plagosur
Artes Dybeli, viktima Aleksandër (Aleks) Nika, e shumë persona të tjerë nga radhët e protestuesve.
Nga krahasimi I ketyre 11 gezhojave ,sipas aktit te ekspertimit perkates,ka rezultuar perputhje e gjurmes se kokes se shulit dhe jashteqitesit tek te gjitha keto gezhoja me gjurmet e kokes se shulit dhe te jashteqitesit te evidentuara ne gezhojat e qitura eksperimentalisht me pistoleten me Nr. P 52796 Z.
Një nga 11(njëmbëdhjetë) predhat e qitura nga pistoleta “Beretta” me numër P52796 Z, pra pistoleta e të pandehurit Ndrea Prendi, ka goditur shtetasin Faik Myrtaj në pjesën e gjoksit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, një predhë tjetër ka mbetur brenda drurit të një peme dekorative, pothuaj në të njëjtin drejtim me vendin ku ishte viktima Faik, dhe 3(tre) predha të tjera të qitura nga pistoleta “Beretta”, me numër P52796 Z, janë gjetur në ambjentet e brendshme të zyrave të UNHCR-së, në katin e dytë, të cilat ndodhen në të njëjtin drejtim, me pozicionin e të pandehurit Ndrea në vendin e ngjarjes.
Pas ngjarjes duke qene koshient per veprimet e tij te kundraligjshme te kryera gjate saj,i pandehuri Ndrea Prendi me qellim per te orientuar perfundimet e ekspertimeve teknike e balistike ne rruge te gabuara, ka ndërruar tytën e pistoletës së tij, me ate te pistoletës së te pandehurit Margarit Kume si dhe ka dëmtuar mekanikisht gjilpërën goditëse të pistoletës së tij,per te humbur cdo gjurme se nga ajo gjilpere jane qitur gezhoja.
Ne funksion te logjikes se ketij mekanizmi jane edhe aktet e ekspertimeve teknike e balistike ku konkludohet se
..predha e gjetur në pemën dekorative, predha e gjetur në trupin e viktimës Faik Myrtaj si dhe tre predhat e gjetura në zyrat e U.N.H.C.R-së janë qitur nga tyta e ndodhur në pistoletën me nr.P52778Z, armatim personal i te pandehurit Margarit Kume,nderkohe gjatë këqyrjes nuk u gjet ndonjë gëzhojë e qitur nga kjo pistolete,pra me fjale te tjera jane sekuestruar pesë predha që janë qitur nga tyta e një pistolete, ndërkohë që gjilpëra e saj nuk ka goditur asnjë fishek.
Nemajën e predhës së gjetur tek viktima Faik Myrtaj dhe në majën e njërës nga predhat e gjetura në zyrën nr.12 të ndërtesës së U.N.H.C.R-së, dallohet një shënjë me hulli (me vija paralele) që është shkaktuar nga mekanizmi mbushës që ndodhet në trupin (skeletin) e pistoletës me numër P52796Z (pistoleta e shtetasit Ndrea Prendi).
Që të ndodhë një gjë e tillë sipas ekspertëve matematikisht ka dy shpjegime të ndryshme dhe pikërisht:
- a. Këto predha vijnë nga fishekë që u futën dhe u nxorrën manualisht nga pistoleta me numër P52796Z (pa u bërë qitje) dhe u qitën më pas nga pistoleta me numër P52778Z.
- Në kohën e qitjes së predhave, tyta e ndodhur aktualisht në pistoletën me numër P52778Z ndodhej ne pistoletën me numër P52796Z.
Nga konkluzioni i eksperteve amerikane mundesia e pare( , qe keto predha vijnë nga fishekë që u futën dhe u nxorrën manualisht nga pistoleta me numër P52796Z (pa u bërë qitje) dhe u qitën më pas nga pistoleta me numër P52778Z) eshte i pamundur pasi pistoleta me numër P52778Z (pistoleta e shtetasit Margarit Kume) nuk ka qitur as edhe një fishek të vetëm,pra mbetet e vertete vetem që -tyta e ndodhur aktualisht në pistoletën me numër P52778Z (pistoleta e shtetasit Margarit Kume), është realisht tyta që i përket pistoletës me numër P52796Z (pistoleta e shtetasit Ndrea Prendi).
Është pikërisht kjo e fundit, pistoleta që ka qitur fishekët nga kanë ardhur predha e gjetur në trupin e viktimës Faik Myrtaj, pemën dekorative dhe predhat e gjetura në ndërtesën e U.N.H.C.R-së.
Gjithashtu –perifrazoj konkluzionet e eksperteve amerikan-dhe maja e gjilpërës së shulit të pistoletës me numër P52796Z (pistoleta e shtetasit Ndrea Prendi), ka një defekt të pazakontë që nuk duhet të jetë në përputhje me ndikimin e përdorimit të zakonshëm.
Ne lidhje me menyren e posedimit te kesaj arme nga ana e te pandehurit eshte vertetuar se ai e ka marrë pistoletën P52796Z si armatim personal, në datën 05.03.2009, me fletë-daljen Nr.61, Ky numër fletë-dalje, është i pasqyruar edhe në fletën 9, të “Libri i Shpërndarjes së Armatimit në Efektiv (M-35)”, në numrin rendor 130, në kolonën “dokumenti i dhënies”
Duke vleresuar faktin se nje mekanizem I tille, pra manipulimi I proves materiale-armes pistolete-eshte bere ne bashkpunim me te pandehurin tjeter,shoferin e tij Margarit Kume ky I fundit eshte akuzuar dhe marre ne pergjegjesi penale per kryerjen e vepres penale te “Veprime qe pengojne zbulimin e se ver-
tetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal.,akuze e cila nuk eshte pranuar prej tij duke pretenduar se nuk ka asnje dijeni ne lidhje me faktet dhe veprimet qe i atribohen.
I akuzuar per kryerjen e vepres penale te “Vrasjes ne rrethan te tjera te cilesuara”parashikuar nga neni 79 germa “dh”e K.Penal,Agim Llupo ka shpjeguar se
..ka qelluar me armen e tij por ne asnje rast nuk e ka drejtuar ate drejte turmes…
Deklarimi I tij pikerisht per kete moment eshte teresisht I pavertete pasi nga te gjitha provat te cilat jane administruar gjate hetimit te kesaj ceshtje si ato shkencore,shkresore dhe me deshmitare rezulton se e gjithe veprimtaria e tij ne momentin kur dhe kane filluar qitjet mbi turmen ka qene ne kundershtim te plote me ligjin, pasi pavaresisht pretendimeve , qitjet e realizuara prej tyre kane qene te drejtperdrejta,ne lartesi te rrezikshme per jeten e protestuesve, te cilet duhet thene se vertete nje phjese e tyre kane qene te dhunshem si ndaj sherbimeve policore ashtu dhe ndaj efektivave te Gardesapo dhe institucionit,por pikerisht viktimat konkretisht Ziver Veizi, ka qenë në trotuar,Hekuran Deda, ka qenë së bashku me deklaruesit Fatos Mahmutaj, Hysni Peposhi pranë një pishe, të hipur në dy tavolina,Faik Myrtaj, ka qenë, në afërsi të dy “Kullave Binjake” pra ndonjeri dhe ne distance te afert por saktesisht se asnjeri prej nuk rezulton te kete kryer me pare dhe gjate gjithe tubimit veprime dhune.
I pandehuri Agim Llupo, provohet se ka qenë i armatosur me një automatik Mp-5 “A2”, kal.9mm, me numër shuli “244” dhe 90(nëntëdhjetë) fishekë luftarakë, një pistoletë “Bereta”, kal.9mm, me 15(pesëmbëdhjetë) fishekë luftarakë, si dhe dy krehëra rezervë me nga 15(pesëmbëdhjetë) fishekë luftarakë.
Gjithashtu ka qenë i paisur me jelek antiplumb, mbrojtëse, skafandër dhe shkop gome.Ai i pozicionuar në dritaren e dytë, ana veriore, në pjesën e poshtme të bordurës së ndërtesës së Kryeministrise , fillimisht ka ecur dy hapa para, ka qëlluar me automatik me breshëri me 4-5 fishek ne ajër në drejtimin veri-perëndimor, e mandej ka ulur automatikun duke e drejtuar tek vendi ku qëndronin viktima Hekuran Deda, së bashku me deklaruesit Fatos Mahmutaj, Hysni Peposhi, Erald Bisha, Sokrat Gode, etj dhe ka filluar të qëllojë tek e tek dhe me breshëri ndaj tyre.
Me pas ai ka ndryshuar vijën e shënjimit drejt “Portës Nr.1” duke qitur ndaj protestuesve tashme ne distance në drejtim të vendit ku qëndronte viktima Ziver Veizi dhe persona të tjerë. Te cilet I ka qelluar ne menyre te drejtperdrejte duke sjelle dhe pasojat te cilat tashme jane te njohura.
Per sa me siper pavaresisht qendrimit te pandehureve ne raport me ngjarjen, i cili natyrisht kondicionohet nga taktika dhe strategjia e mbrojtjes e perpunuar nga avokatet e tyrer mbrojtes nga analiza teresore e akteve te cilat jane administruar gjate hetimit te kesaj ceshtje, rezulton se provat jane te plota dhe fajesia e te pandehureve eshte e dokumentuar, ndaj duke qene se keta te fundit dhe avokatet e tyre jane njohur me ta, bejme prezent para jush dhe kerkojme qe ne procesin penal ne ngarkim te pandehureve Ndrea PRENDI,Agim LLUPO dhe Margarit KUME te shqyrtohen si prova:
1. Plani i Masave i Komandanti i Gardës dhe planet e masave te gjitha njesive te tjera te Gardes.
2. Praktika e sekuestrimit te armeve luftarake dhe armeve te brezit per te pandehurit N.Prendi dhe M.Kume.
3. Proces-verbal për sekuestrimin në Magazinën(Depo) e Armatimit Nr.1, të Gardës së Republikës, të: Fletë-Daljes Nr.35 dt.22.07.2007,;Fletë-Daljes Nr.61 dt.05.03.2009, Fletë-Daljes Nr.22 dt.29.01.2010, kundërfirmuar nga: “dorëzuesi“-Mark Ndoj, Floriant Sina, “marrësi“-Margarit Kume,Fletë-Hyrje Nr.20 dt.21.03.2011,
4. Librit të Daljes së Përkohshme të Armatimit Mod.34”, i Njësisë Speciale të Gardës së Republikës.
5. Praktikat e sekuestrimit të armëve luftarake dhe armëve të brezit për efektivat e Njësisë Speciale.
6. Proces-verbal për kqyrjen e Magazinës së Armatimit+Armaturës së Njësisë Speciale.
7. Kqyrjet e vendit të ngjarjes, rikqyrjet, kqyrjet pjesore, kqyrjet e një peme dekorative në afërsi të vendit të ngjarjes dhe te ambjenteve të brendshme të ndërtesës së UNHCR-së si dhe tabelat fotografike.
8. P-V e sekuestrimit te gëzhojave dhe fishekëve prova materiale, kal.9mm, kal.7.62mm, kal.12mm, kal.40mm, etj. të gjetura në vendin e ngjarjes, si dhe tabelat fotografike.
9. Proces-verbalet e kqyrjes së kufomave të shtetasve Ziver Veizi, Faik Myrta dhe Hekuran Deda, shoqëruar me tabelat fotografike.
10. Proces-verbalet për kqyrje-marrje dhe sekuestrim të provave materiale te predhave te gjetura ne trupin e kufomës së shtetasit Ziver Veizi, Faik Myrto.
11. Proces-verbalet e kqyrjes dhe marrjes dhe sekuestrimit të teshave të viktimave Ziver Veizi, Faik Myrto, Hekuran Deda
12. Akti ekspertimit Tekniko-kimik armësh e balistik predhash, me Nr.975, datë 07.02.2011,
13. Akti ekspertimit Tekniko-balistik-krahasues, me Nr.1022, datë 08.02.2011.
14. Akti ekspertimit Tekniko-kimik armësh e balistik predhash, për dy predhat e gjetura në kufomat e Ziver Veizi, Faik Myrtaj me Nr.887 dt.03.02.2011.
15. Akti i ekspertimit teknik-topografik i rilevimit.
16. Akti ekspertimit tekniko-balistik(Raport Ekzaminimi), me Nr.163G-SP-215 cështjeje, dt.05.01.2012 dhe Nr.Laboratori, 110726012PFKG; 110915009PFKG, i Laboratorit të FBI, në Quantico Virginia 22135, SH.B.A.
17. Nga Akt-ekspertimi teknik e balistik gëzhojash e predhash Nr.3995 dt.16.05.20.
18. Leterporosia e egzekutuar drejtuar autoriteteve amerikane(SH.B.A) të drejtësisë.
19. Akti ekspertimit mjeko-ligjor nr.26 dt. 14.02.2011, për viktimën Ziver Veizi;
20. Akti ekspertimit mjeko-ligjor nr.30 dt. 14.02.2011, për viktimën Hekuran Deda;
21. Akti ekspertimit mjeko-ligjor nr.26 dt. 14.02.2011 për viktimën Faik Myrta;
22. Akti ekspertimit mjeko-ligjor Nr.104, dt.04.02.2011, i, për shtetasin Fatos Mahmutaj; Nr.497, dt.11.04.2011 per Erald Bishen Nr.512, dt.13.04.2011, i ekspertit Zija Ismaili, për shtetasin Ilia Qesko;Nr.401, dt.31.03.2011, për shtetasin Sokrat Godo.
23. CD (55 cope) me pamje filmike që disponojnë televizionet Neës 24, Abc Neës, Koha Tv, Alsat, Nesër TV, Vizion+, Top-Channel, Ufo Tv, në lidhje me ngjarjet e dt.21.01.2011. si dhe I CD me pamje filmike, të marra nga telefoni celular i shtetasit Hysni Peposhi.
24. Te pyeten me cilesine e deshmitarit shtetasit, Ndricim Mara, me detyrë kujdestar për Magazinën e Armatimit, shtetasve Rustem Martinaj, Sokol Sulaj, Renis Tahiri etj,lista e emerore e te cileve ndodhet bashkengjitur fashikullit.
25. Teresia e akteve te fashikullit te procedimit penal Nr.285/21 te vitit 2011.
Per sa me siper ne mbeshtetje te nenit 331 te K.P.Penale
K E R K O J M E
Gjykimin e ceshtjes penale ne ngarkim te pandehureve
N D R E A P R E N D I,
i biri Pjetrit dhe Diles, datl.01.08.1959, lindur në Mirditë, banues në Tiranë, Njësia Bashkiake Nr.5, Rr.“Lidhja e Prizrenit”, Rr.“Adem Jashari”, Pall.4, Shk.1, Ap.7, me shtetësi shqiptare, me arsim të lartë, i martuar, i padënuar më parë, hetuar me mase sigurimi “Arresti në shtëpi”, mbrojtur nga avokat i zgjedhur z.Genci Gjokutaj.
A K U Z U A R :
Se ka kryer veprën penale të “Vrasjes me dashje, të kryer në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave,” parashikuar nga neni 79 gërma “ë” i K.Penal, me pasojë vdekjen e shtetasit Faik Myrtaj, si dhe plagosjen e disa shtetasve të tjerë.
AGIM LLUPO,
i biri i Zariut dhe Liri, i dtl. 30.09.1967, lindur në Fier i Ri të Rrethit Lushnjë, banues në Rr.“Mihal Grameno”, Pall.14, Hyrja Nr.3, Tiranë, me shtetësi shqiptare, me arsim të lartë, i martuar, i padënuar më parë, hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”, mbrojtur nga Av.Besnik Cerekja.
A K U Z U A R :
Se ka kryer veprën penale të “Vrasjes me dashje të kryer në rrethana të tjera cilësuese, e kryer kundër dy, ose më shumë personave”, parashikuar nga neni 79 gërma “dh” i K.Penal, me pasojë vdekjen e shtetasve Hekuran Deda e Ziver Veizaj, si dhe plagosjen e shtetasve Fatos Mahmutaj, Erald Bisha, Sokrat Gode.
M A R G A R I T K U M E ,
i biri i Janit dhe i Sotirës, i dtl.05.09.1954, lindur dhe banues në Tiranë, rruga “Qemal Stafa”, nr.207/1, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me arsim të mesëm, i martuar, i padënuar më parë, hetuar me masë sigurimi “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore”, mbrojtur nga Av.Qazim Gjonaj.
A K U Z U A R :
Se ka kryer veprën penale të “Veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal.
Ne mbeshtetje te nenit 331/3 te K.P.Penale kerkesa ju njoftua te pandehureve dhe te demtuareve.
PROKURORET CESHTJES
MARJETA ZAIMI GENCI QANA
ADRIARIK CAMA BLERIM TOMINAJ
K Ë R K E S Ë
PËR GJYKIMIN E ÇËSHTJES PENALE NR.285/1/2011P A R A
GJYKATËS SË RRETHIT GJYQËSOR
T I R A N E
Në përfundim të hetimit të procedimit penal nr.285/1/2011 , kundër të pandehurit :
- Armando Kasaj , i biri i Barjamit dhe i Shpreses , i dtl . 30.01.1985, lindur ne Tirane dhe banues ne Tirane rruga Mergim Cano , me shtetesi e kombesi shqiptare , me arsim te larte , i padenuar , i hetuar me mase sigurimi detyrim per tu paraqitur ne policine gjyqesore , akuzuar per vepren penale te veprimeve qe pengojne zbulimin e te vertetes , te parashikuar nga neni 301 i K.Penal.
ka rezultuar se:
Se Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane ka regjistruar procedimin penal nr.285/1 te vitit 2011 per veprat penale te shperdorimit te detyres dhe veprimeve qe pengojne zbulimin e te vertetes , te parasihkuara nga neni 248 dhe 301 te K.Penal.
Nga hetimet rreth ketij procedimi penal ka rezultuar se :
FAKTI:
Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane ka regjistruar me date 21.01.2011 ka regjistruar procedimin penal nr.285 per veprat penale te ‘vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese’ , te kryer ne bashkepunim , parashikuar nga neni 79 , germat ‘dh’ , ‘e’ dhe ‘ë’ dhe 25 te K.Penal , vepren penale te ‘shkaterrimit te prones me zjarr’ , parashikuar nga neni 151/2 I K.Penal , vepren penale te ‘shkaterrimit te prones’ , parashikuar nga neni 150 i K.Penal , vepren penale te ‘shperdorimit te detyres’ te parashikuar nga neni 248 i K.Penal dhe vepren penale te ‘organizimi dhe pjesemarrja ne grumbullime e manifestime te paligjshme’ , parashikuar nga neni 262/3 i K.Penal.
Me date 21.01.2011 , nga ana e subjektit politik Partia Socialiste e Shqiperise ishte njoftuar zhvillimi I nje tubimi masiv ne Bulevardin ‘Deshmoret e Kombit’ , tubim per te cilin ky subjekt politik ka njoftuar me shkrim edhe Drejtorine e Policise se Qarkut Tirane , si organ i ngarkuar ne baze te ligjit per miratimin e mbarevajtjes se tij.
Sipas programit te ketij tubimi , rreth ores 14.00 , protestuesit kane ardhur ne kembe nga sheshi Skenderbej dhe kane ndaluar para godines se Kryeministrise , nderkohe qe nga ana e policise jane mare masa per sigurimin e rendit dhe per ruajtjen e godinave duke krijuar kordone sigurie me forca policore te rendit dhe te forcave speciale te nderhyrjes se shpejte.
Pasi protestuesit jane vendosur para kesaj godine , persona nga turma kane qelluar me sende te forta punonjesit e policise te vendosura ne mbrojtje te institucionit , te cilet kane reaguar dhe me pas ka patur te shtena me arme zjarri , ku per pasoje kane gjetur vdekjen shtetasit Hekuran Deda , Ziver Veizi , Faik Myrtaj dhe Aleks Nika si dhe kane pesuar demtime te ndryshme po me arme zjarri edhe disa persona te tjere , pjesemarres ne kete grumbullim.
Ne vijim te hetimeve per zbardhjen e kesaj ngjarje , eshte vleresuar e rendesishme per hetimin , sekuestrimi I pamjeve filmike si dhe mjeteve teknike me te cilat eshte realizuar filmimi nga ana e kamerave te vendosura ne godinen e kryeministrise , te cilat ruheshin ne nje DDR(Digital Dick Recorder) te posacem.
Sekuestrimi I kesja DDR-je , ka ndjekur kete rruge kronologjike:
Menjehere pas ngjarjes te dates 21.01.2011 , me nje urdher verbal te Drejtuesit te Prokurorise se Rrethit Gjyqesor TIrnae , janje urdheruar strukturat perkatese te Administrtates te Keshillit te Ministrave qe te ruajne te paprekura te gjitha regjistrimet vizive te sistemit te kamerave te sigurise te nderteses se Keshillit te Ministrave dhe prej tyre eshte mare verbalisht konfirmimi.
Ne vijim , me date 26.01.2011 , me shkresen nr.703 prot , I eshte kerkuar Sekretarit te Pergjithshem te Keshillit te Ministrave qe te vere ne dispozicion te hetimit , kopje te ketyre regjistrimeve. Ne pergjigje , jane derguar vetem regjistrimet e nje kamere levizese per te cilen spjegohej se ndodhej ne tarracen e Kryeministrise diten e ngjarjes,
Me shkresen nr.1323 prot , date 15.02.2011 , eshte perseritur kerkesa per te derguar regjistrime te te gjitha kamerave te sigurise qe ndodheshin ne pjesen e jashtme te nderteses se Keshillit te Ministrave.
Me shkresen nr.682/1 prot ,date 17.02.2011 , Sekretari I Pergjithshem I Keshillit te Ministrave , ka kthyer pergjigje se kamerat e permendura ne shkresen e Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane , I perkasin sistemit kryesor , I cili eshte jashte funksionit qe prej fundit te vitit 2009.
Me date 04.03.2011 eshte proceduar me sekuestrimin e DDR-se dhe po ne kete date , me shkresen nr.870 prot , Keshilli i Ministrave ka derguar edhe nje informacion shtese , ne lidhje me sistemin e vezhgimit te Kryeministrise , duke percjelle edhe regjistrimet e nje kamere tjeter.
Mbas ekzaminimit teknik qe ju be DDR-se nga eksperte te Drejtorise se Policise Shkencore vec te tjerave eshte evidentuar se:
- Pajisja nuk ka qene e programuar per te kryer formatim automatik.
- Qe nga data 01.01.2011 deri me date 04.03.2011 , kesaj pejisje I eshte bere formatim I hard diskut , perkatesisht me date 21.01.2011 ora 12:14:14 , me date 22.01.2011 , ora 00:51:52 dhe me date 28.02.2011 ora 12:10:21.
- Me date 21.01.2011 , ora 19:24:00 deri ne oren 19:36:31 , eshte realizuar kopjimi I te dhenave te regjistruara , duke I regjistruar ato ne nje pajisje te jashtme (hard disc , USB , DVD-R , CD-R)
- Pajisja ka qene ne pune deri me date 04.03.2011.
- Pajisja ishte konfiguruar qe te fshinte automatikisht regjistrimet me te vjetra se shtate dite (pra regjistrimet e dates 21.01.2011 fshiheshin automatikisht me date 28.01.2011.
Organi procedues ka kerkuar ekspertimin e pajisjes se DDR nga autoritetet amerikane te drejtesise nepermjet leterporosise drejtuar ketyre autoriteteve. Me date 13.01.2012 Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane I eshte percjelle e ekzekutuar leterporosia e autoriteteve amerinkane te drejtesise per ekspertimin e pajisjes se DDR sekuestruar ne Keshillin e Ministrave te Republikes se Shqiperise. SIpas aktit te ekspertimit date 13.08.2011 te kryer nga Departamenti I Drejtesise , Byroja Federale e Hetimit , Laboratori I Provave Dixhitale , ka rezultuar midis te tjerave se:
- Pajisja eshte formatuar manualisht ne datat 29.04.2010 , ora 15.57.12 , 30.04.2010, ora 13.33.55 , 24.05.2010 , ora 10.59.59 , 20.01.2011 , ora 18.54.34 , 21.01.2011 , ora 12.14.11 , 22.01.2011 , ora 00.51.52 , 28.01.2011 , ora 12.10.21.
- Regjistri I veprimeve ne te dhenat e regjistruara te DVR-se ishte kopjuar nga DVR-ja per nje organ medie , nepermjet portes USB , duke perdorur funksionin ‘kopjo te dhenat –Data Copy’.Ky funksion kopjon te dhenat nepermjet portes USB ne ballinen e pajisjes.
- Ne datat e meposhtme jane kopjuar te dhena , duke perdorur metoden ‘kopjo te dhenat’ : …28.01.2011 , ora 18.15.18 , 28.01.2011 , ora 17.26.25 , 28.01.2011 , ora 17.25.20 , 21.01.2011 , ora 21.34.37 , 21.01.2011 , ora 20.48.45 , 21.01.2011 , ora 19.45.37 , 21.01.2011 , ora 19.39.06 , 21.01.2011 , ora 19.38.19 , 21.01.2011 , ora 19.37.45 , 21.01.2011 , ora 19.36.31 , 21.01.2011 , ora 19.29.19 , 21.01.2011 , ora 19.28.23 , 21.01.2011 , ora 19.26.25 , 21.01.2011 , ora 19.26.04 , 21.01.2011 , ora 19.25.16 , 21.01.2011 , ora 19.24.00.
- Regjistri I hyrjeve regjistroi se ne dateat e meposhtme eshte perdorur hyrja automatike e administratorit duke u kryer rifillimi I sistemit , … 21.01.2011 , ora 19.37.08.
- DVR-sa ka aftesine te regjistroje nga 16 kamera.Kamerat 4, 8, 12, 15 dhe 16 nuk kishin asnje karakteristike te rezolucionit apo madhesise , duke sugjeruar se keto kamera nuk kane qene duke regjistruar. Kamerat 1,3,5,7,13 dhe 14 ishin vendosur ne rezolucionin SIF, qe eshte 352×288 PAL. Kamerat 2,6,9,10,dhe 11 ishin vendosur ne rezolucionin e terrenit 704x288PAL.Te gjitha kamerat ishin vendosur te regjistronin ne karakteristikat e cilesise me te larte, qe eshte mire.Per me teper , te gjitha kamerat ishin vendosur te regjistronin me shpejtesi te struktures se plote qe eshte 25 pamje per sekonde ne secilin kanal.
Ne nje analize te te dhenave te mesiperme duket qarte se ne kete pajisje eshte nderhyre menjehere pas ngjarjeve te dates 21.01.2011 ( ne oren 19:24) , duke kopjuar te gjitha regjistrimet e kamerave te sigurise.Keto regjistrime nuk I jane vene ne dispozicion organit te prokurorise , por perkundrazi eshte informuar ky organ se nuk kishte regjistrime , pasi sistemi i kamerave nuk punonte qe prej fundit te vitit 2009.Regjistrimet rezulton te jene kopjuar dhe me pas fshire duke mbajtur te fshehte permbajtjen e tyre dhe aktualisht ende nuk jane vene ne dispozicion te hetimit. Sipas aktit te ekspertimit te kryer nga autoritetet amerikane te drejtesise rezulton se kane qene me date 21.01.2011 ne gjendje pune gjithsej 11 kamera , perkatesisht kamerat nr,1,3,5,7,13,14,2,6,9,10 dhe 11. Keto kamera sipas aktit te ekspertimit kane qene te vendosura per te kryer regjistrime ne cilesine me te larte dhe kjo provon se keto kamera kane filmuar dhe pamjet e tyre jane regjistruar nga DVR-sa e cila ka rezultuar sipas aktit te ekspertimit ne gjendje pune.
Pas kopjimit te te dhenave , pajisjes I eshte bere formatim ne oren 00.51.52 te dates 22.01.2011, duke fshire ne kete menyre te gjitha regjistrimet qe ndodheshin ne pajisje.
Sipas informacionit te Keshillit te Ministrave nr.1168/1 prot , date 04.04.2011 , I pandehuri Armando kasaj ne kohen e kryerjes se vepres penale ka mbajtur detyren e Specialistit IT ne Kryeministri. Me date 21.01.2011 sipas akteve te ekspertimit teknik kompiuterik te Drejtorise se Policise Shkencore dhe Autoriteteve Amerikane te Drejtesise , kane qene ne gjendje pune perkatesisht kamerat me nr.1 , 2 , 3 , 5 , 6 , 7 , 9 , 10, 13 dhe 14 sipas rezolucionit te pershkruar ne aktin e ekspertimit. Keshilli I Ministrave me date 23.02.2011 I ka kerkuar shoqerise Technology Integrated System (TIS SOLUTION) te kryeje nje raport vleresimi per gjendjen funksionale te sistemit te survejimit te Keshillit te Ministrave. Kjo shoqeri eshte e njejta shoqeri qe ka siguruar kundrejt pageses dhe ka instaluar DVR-ne (serverin) Panasonic , qe perbente pjesen kryesore te gjithe sistemit te survejimit te Keshillit te Ministrave. Sipas Raportit te Vleresimit te kesaj shoqerie , drejtuar Sekretarit te Pergjithshem te Keshillit te Ministrave me date 02.03.2011 , midis te tjerave rezulton se : ‘me date 21.01.2011 prej ores 19.24.00 deri ne oren 19.36.31 eshte kryer Data Copy (kopjimi I te dhenave) , I njejti operacion eshte kryer dhe per nje kamera tjeter ne oren 19.38.19 deri ne oren 21.34.37.
Sa me siper rezulton e provuar se prej ores 19.24.00 deri ne oren 19.36.31 eshte bere kopjimi I pamjeve te njeres prej kamerave te sistemit te survejimit te Keshillit te Ministrave dhe prej ores 19.38.19 , deri ne oren 21.34.19 eshte bere kopjimi I nje kamere tjeter . Sipas pergjigjeve dhe pamjeve te vena ne dispozicion nga Keshilli I Ministrave rezulton se kopjimi eshte bere per kameren nr.1(qe ndodhet ne taracen e KM) dhe te kameres nr.2 ( qe ndodhet ne porten e hyrjes se Ministrave , ne krahun e ish Qendres Kombetare te Kultures , Piramida) , kamera qe ka patur si fushe pamje dhe te pakten nje prej vrasjeve te ndodhura ne daten 21.01.2011.
I pyetur si person qe tregon rrethana te dobishme per qellimet e hetimit me date 04.04.02011 , I pandehuri Armando Kasaj midis te tjerave ka deklaruar se : ‘ ne momentin kur kam futur USB-ne ne kompiuterin tim , kam vene re se u shfaqen dy foldera me emertime teknike te vete sistemit. Ketu pashe se njeri kishte kapacitet me te madh dhe tjetri me te vogel. Une zgjodha ate me kapacitetin me te madh dhe e hodha ne nje CD-DVD , te cilen ja dorezova nje punonjeseje te Gardes , femer te cilen e therisnin Vina. Folderin me kapacitet me te vogel e hodha ne nje CD-DVD tjeter dhe e lashe ne zyre…me pas qendrova dhe pak ne pune dhe rreth ores 21.30-22.00’
I pyetur si person ndaj te cilit zhvillohen hetimet me date 09.03.2012 , I pandehuri Armando Kasaj ka deklaruar midis te tjerave se : ‘Kam hequr USB-ne dhe kam shkuar te zyra ime te kompiuteri im I zyres kam futur USB-ne ne porten perkatese kam mare nje DVD nga te mijat qe ishte bosh e kam future ne kompiuter dhe me auto play e USB-se jane shfaqur dy foldera , I pari ishte shume I madh mbi 2 gb dhe nje tjeter me I vogel , se sa nuk e mbaj mend . Kam bere procesin e kopjimit per folderin me te madh dhe e kam kopjuar ne DVD-na qe kisha futur ne kompiuter. Pasi mbaroi procesi per rreth 20 minuta maksimumi , ia kam dorezuar kete DVD nje punonjesi te Gardes qe nuk e mbaj mend. Pas kesaj kam vazhduar me pune te tjera. Jam rikthyer ne zyre duke u mare perseri me gjera rutine , dhe nderkohe USB-ja qendronte e hapur dhe mendova qe para se te largohesha ne shtepi mendova qe pjesen tjeter ta hidhja ne nje cd dhe mesa mbaj mend e kam hedhur e kam hedhur ne nje cd jo dvd pasi nuk kishte permasa shume te medha. E kam lene ne sirtar , dhe rreh ores 23.00 , nuk e mbaj mend oren fiks pasi kam komunikuar te me sillte makinen , jam larguar ne shtepi…;
Sa me siper rezulton e provuar se I pandehuri Armando Kasaj ka qene personi I cili ka kryer kopjimin e te dy kamerave , perkatesisht te kameres nr.1 dhe te kameres nr.2 ne intervalet kohore te pershkruara me siper. I pandehur, si ka dhene dhe deklarimet para oficerit te policise gjyqesore ka kopjuar pamjet ne dy CD-DVD te cilat kane nje kapacitet prej 4 GB dhe duke kryer veprime per asgjesimin e pamjeve te kameres nr.2 , ka vene ne dispozicion te eproreve te tij per kameren nr.2 pamje filmike jo me ne nje CD-DVD , por ne nje CD-R qe ka nje kapacitet prej 700 MB , ose rreh 6 here me te vogel se kapaciteti I nje CD-DVD-je. Nga konstatimi I pamjeve te administruara ne fashikullin e hetimit , rezulton se pamjet e kameres nr.2 , zgjasin vetem pak minuta dhe permbajne pamje te kohes pas vrasjeve te ndodhura me date 21.01.2011 .
Nga hetimet e zhvilluara ka rezultuar se I pandehuri Armando Kasaj ka qendruar ne ambientet e Keshillit te Ministrave deri pas ores 23.30 dhe ka qene personi I vetem qe ka patur dijeni per funksionimin e sistemit te survejimit te Keshillit te Ministrave. Ka qene pikerisht Armando Kasaj qe ne oren 00.51.52 ka bere formatimin e sistemit duke fshire gjithe pamjet filmike te te gjitha kamerave qe kane qene funksionale me date 21.01.2011.
Vepra penale e kryer nga I pandehuri per vete makinizmin e vepres penale , per ngjarjen e ndodhur , impaktin ne shoqeri , faktin qe ne ngjarjet e dates 21.01.2011 kane humbur jeten 4 shtetas dhe jane qelluar me mjet te ndryshme forcat e policise , tregon per rrezikshmeri te madhe shoqerore te vete vepres penale dhe te autorit te saj . Vepra paraqet rrezikshmeri te madhe shoqerore pasi I pandehuri me veprime aktive te kunderligjshme ka penguar hetimin nga ana e organeve te drejtesise duke penguar zbulimin e autorit apo autoreve te veprave penale per te cilat eshte regjistruar procedimi penal nr.285 I vitit 2011 i Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane . I pandehuri Armando Kasaj eshte madhor dhe I pergjegjshem para ligjit . Vepra penale eshte kryer me dashje te drejteperdrejte per te penguar zbulimin e te vertetes dhe eshte shoqeruar me veprime active per kryerjen e saj.
Akuza provohet me :
- Informacion I Keshillit te Ministrave nr.1168/1 , date 04.04.2011
- Informacion I KM nr.348 , date 29.01.2011
- Kthim pergjigje I KM nr.682 ,d ate 17.02.2011
- Informacion I KM nr.870 , date 04.03.2011.
- Raporti I vleresimit te shoqerise TIS Solution date 02.03.2011.
- Akt ekspertimi I autoriteteve amerikane te drejtesise percjelle me shkresen nr.4115/1 , date 13.01.2012.
- Akt ekspertimi kompiuterik nr.2852 , date 04.08.2011
- Informacion I AMC date 31.01.2012
- Informacion I AMC date 15.02.2012.
- Aktet lidhur me masen e sigurimit per te pandehurin
- Aktet e tjera qe ndodhen ne fashikullin e gjykimit.
Sa më sipër, në mbështetje të nenit 331 të K. Pr. Penale,
K Ë R K O J:
- Gjykimin e procedimit penal nr. 285/1/2011, të vitit 2011, me të pandehur Armando Kasaj , të akuzuar per vepren penale te veprimeve qe pengojne zbulimin e te vertetes, te parashikuar nga neni 301 i K.Penal.
Prokurori
NDINI TAVANI
Në mbështetje të nenit 331/3 të K. Pr. Penale, kërkesa iu njoftua të pandehurit dhe të dëmtuarit kundrejt nënshkrimit, sot me datë ____/____/2012.
Prokuroria kërkon ekstradimin e pedofilit amerikan
May 2nd
Carl Stephan Kaminski i njohur në Shqipëri si David Gerard Goldenstein
Prokuroria e Shqipërisë kërkon ekstradimin e një shtetasi amerikan pasi akuzohet për abuzim seksual me të mitur. Në përfundim të hetimeve ndaj Carl Stephan Kaminski, 70 vjeç nga SHBA, i cili akuzohej për “marrëdhënie seksuale me të mitur, më shumë se një herë dhe me pasoja të rënda”, ka rezultuar e provuar se 70-vjeçari i identifikuar në Shqipërisë me emrin David Gerard Goldenstein, rezulton se ka abuzuar me tre të mitur gjatë kohës që qëndronte në Durrës në një banesë me qira.
Amerikani rezulton i dënuar më parë për abuzim seksual me të mitur në SHBA, ku dhe po vuan dënimin. Në vitin 2007, ai u kap me pasaportë false në Gjermani, dokument që e kishte me emrin David Gerard Goldenstein, dokument të cilin e ka përdorur gjatë qëndrimit në Shqipëri.
Ai është ekstraduar për në SHBA në përfundim të dënimit prej 1 vit e 4 muaj për falsifikim dokumentesh, pasi ën vendin e tij të lindjes kërkohej po me të njëjtën akuzë që kërkohet edhe në Shqipëri, abuzim me të mitur.
Nga hetimet e kryera në SHBA, janë zbuluar materiale të cilat dëshmojnë abuzimet me të miturit në Durrës dhe për këtë është vënë në dijeni Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë.
60-vjeçari rezulton se ka abuzuar ndaj tre të miturve nën 14 vjeç gjatë periudhës 2003-2006. një prej tyre po trajtohet për probleme psikike.
Amerikani, i cili aktualisht ndodhet në burg në SHBA, rezulton se gjatë periudhës 1974-1977, ka qen i arrestuar për të paktën dy herë për abuzim me të mitur. /F.S/
Shkelma në Kuvend, Gjana sherr me Shalsin
May 2nd
Gjana dhe Shalsi në komisionin parlamentar
Deputetët, Jemin Gjana dhe Eduard Shalsi janë përplasur verbalist gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit Parlamentare për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin. Për shuarjen e konfliktit mes tyre është dashur ndërhyrja e kolegëve të tyre.
Debati ka nisur pasi deputeti i opozitës, Shalsi këmbënguli për ta marrë përgjigje në lidhje me pyetjet e bëra javë më parë për privatizimin e kompanisë shtetërore të naftës “Albpetrol”. Në cilësinë e Kryetarit të Komisionit, Gjana i kërkoi Shalsit të ndërpresë fjalën pasi ishte jashtë teme.
Kjo ishte edhe zanafilla e debatit, ku gjatë replikave me njëri-tjrin, të dy deputetët shkëmbyen fyerje. Pas fjalëve, u kalua edhe në konflikt fizik ku Gjana tentoi t’a godiste Shalsin me shkelm, gjë e cila u shmang nga ky i fundit.
Gjana: O koleg, unë të lash të flisje dhe të jap përsëri të drejtën të flasësh, po ç’ke që nervozohesh. Pse nervozohesh me veten tënde? Shalsi: Sepse injoranca më nervozon Gjana (ngrihet): Dëgjo, duhet të matesh mirë kur flet, mos guxo ta bësh më këtë, palaço, i pafytyrë Shalsi: Jo vetëm do ta bëj, por do të them mos e bëj më ti këtë veprim. Kur unë flas, mos më bëj mua ashtu Gjana: Dil përjashta, palaço Shalsi: Mos më thuaj mua ashtu, jo mua ashtu, dëgjove apo jo, unë dal kur të dua unë. Ti dil përjashta, kush je ti që më thua mua dil përjashta. Kush je ti ore?Debati
